Ajri i ndotur në Tiranë, bashkia reklamon përmirësimin

Shqipëria regjistron thuajse dyfishin e ditëve me ajër të ndotur mbi normat gjatë një viti, bashkia e Tiranës flet për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Zyra e shtypit u shpërndau mediave njoftime nga takimet e kryebashkiakut Erion Veliaj në konferencën “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit - përmirësimi i shëndetit të fëmijëve organizuar në Gjenevë.

Matjet e vitit të kaluar kanë treguar se niveli i grimcave pm10 kanë qenë mbi 50 migro gram për metër kub për 73 ditë në Tiranë dhe 65 ditë në Korçë.

Ndërkohë që standardet e BE përcaktojnë jo më shumë se 35 ditë në vit me ajër të ndotur mbi normat.

Brenda 48 orëve të fundit niveli i grimcave pm2.5 në Tiranë është regjistruar nga 26 herë në mëngjes në 91 në mesditë. Më shumë se dy fishi i nivelit 34 poër grimcat pm2.5 që është standardi i lejuar nga BE.

Sipas një raporti të agjencisë europiane të mjedisit me seli në Danimarkë rreth 2120 veta humbën jetën në 2016 në Shqipëri për shkak të ajrit të ndotur, ndërsa 2010 veta humbën jetën për shkak të përqëndrimit të grimcave ndotëse në ajër.