Pamjet me dron nga Kakavija: Vijojnë radhët kilometrike të pritjes së shqiptarëve për t’u futur në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2020, 18:03
Radhët e gjata në pikën kufitare të Kakavijës shtrihenpër më se 20 kilometra tashmë, ndërkohë që ka persona prej 3 ditësh që presin tëkalojnë.
Ora News sjell pamje me dron nga situata dramatike qëpo kalojnë qytetarët për të kaluar në anën tjetër të kufirit.
Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet radha e makina nënjërin krah të rrugës nuk ka fund.
Ndërkohë, mund të shihen njerëz të cilët kanë dalë ngamakinë dhe janë ulur në hijet e pakta të pemëve aty pranë duke pritur.
Radha shkëputet disi në pikat e kryqëzimeve të rrugëve,për të lejuar kalimin e makinave.
Rreth orës 15:00 lëvizja e makina u zhbllokua, por ështëduke u kryer shumë ngadalë.
Deri më tani raportohet që deri në orën 20:00 kanë kaluar rreth 1700 persona.
