Kaosi në Kakavijë, Cakaj i telefonon ministrit grek, kërkohet dogana të mos mbyllet natën

Kur radhët në Kakavijë vijojnë të jenë kilometrike, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Greqisë, Varvitsiotis.

Përmesnjë postimi në Twitter, Cakaj bën me dije se kanë diskutuar për lehtësimin ekalimit kufitar në Kakavijë.

"Duke respektuar të gjitha masatdhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimishtsituatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi", -shprehet Cakaj.

Ministriae Jashtme deklaroi më herët se është në bisedime për të zgjatur orarin e punësnë pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vonatë natës.

Ngaana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur nëdispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dheautoambulanca, si dhe shërbime higjieno-sanitare.