Shella: Situata në Kakavijë dramatike, nuk ka reagim publik të institucioneve tona

Për GertiShella, drejtues i INFOCIP Albania, situata në pikën kufitare të Kakavijës ështëdramatike dhe një krizë humanitare.

I ftuar në Ora News ai i bëri thirrje ministrit Majko që të riprezantohet me kamerat e medieve dhe të japë të gjitha udhëzimet e nevojshëm që shqiptarët që janë rezidentë në Greqi, që t’u afrohet ndihma e duhur.

Gert Shella: Situata është dramatike në pikën kufitare të Kakavijës. Situata qysh taniështë në kushtet e një krize humanitare. Është një radhë që arrin deri në 18 kmdhe njerëz që ndodhen në kushte kërcënuese për jetën nën temperatura të larta tëstinës. Është një kalvar që i përngjan eksodit, nuk po them çifutëve në shkretëtirë,por shqiptarëve që duan të kthehen në vendin e tyre të punës.

Në dijeni timenuk ka një reagim publik të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrisë sëDiasporës. Gjej  rastin që t’i bëjthirrje z. Majko që të riprezantohet me kamerat e medieve dhe të japë të gjithaudhëzimet e nevojshëm që shqiptarët që janë rezidentë në Greqi, që t’u afrohetndihma e duhur. Nuk mund të lihen këtë qytetarë si çifutët në shkretëtirë. Nuk paragjykojarsyet e palës greke në këtë rast. Autoritetet shqiptare nuk kanë folur në këtëpikë.

Për Shellën, në Kakavijë është i nevojshëm përfaqësimii përfaqësuesve të shtetit shqiptar, ose të dalë ministri i Diasporës dhe të thotëqë nuk i përmbush detyrat e tij shtetërore.

Gert Shella: Bashkë me radhët e makinave duhet të ishte edhe radhë të ambulancaveapo makinave që shpërndajnë pije për ata që kanë 3 ditë në radhë. Nuk mjafton njëcicërim në Twitter apo një pikë e kuqe në rrjetet sociale. Është e nevojshme përfaqësimiatje i përfaqësuesve të shtetit shqiptar, ose të dalë ministri i Diasporës dhetë thotë që nuk i përmbush detyrat e tij shtetërore. Po ashtu, në atë situatë,ata qytetarët janë më të ekspozuarit ndaj rrezikut të pandemisë.  

Ëndërroj që atynë një moment do të shfaqen të gjitha njësitë e lëvizshme të institutit të Higjienëspër të dhënë shërbimet e dhënies së tamponit, në mënyrë që edhe pala tjetër tëjetë e qetë. Shpresoj që institucionet e vendit tonë të mundet që të gjendenpranë dhe që të ofrojnë zgjidhje të ndërmjetme që të zgjidhet situata.