Meta refuzon 4 rajonet: Nisëm politike dhe anti-kushtetuese, qeveria kontrollon pushtetin vendor
Presidenti Ilir Meta, e cilëson antikushtetues dhe me qëllime të pastra politike ligjin që endan Shqipërinë në 4 rajone. Kreu ishtetit e refuzoi ketë ligj, ndërsa thotë se nisma krijon struktura paralele,vetëm për të rritur pushtetin politik të qeverisë dhe për të kontrolluar çdovendimmarrje deri në nivel vendor.
Ligjiqë e ndan Shqipërinë në 4 rajone, është refuzuar nga Presidenti Ilir Meta, duke u cilësuar antikushtetues.
Nëdekretin refuzues drejtuar kuvendit, kreu i shtetit argumenton se ligji shkel tëpaktën 5 nene të kushtetutës, ndërsa thotë se qeveria ka qëllim që përmes kësaj nisme të përqendroi dhe kontrolloi pushtetin vendor.
“Kjo ndarje antikushtetuese dhe arbitrare,kufizon direkt çdo iniciativë që mund të kenë dhe ndërmarrin, në bazë tëKushtetutës dhe të ligjit, organet e qeverisjes vendore për të vendosur vetëpër problemet që hyjnë në juridiksionin e tyre.”
Këtë ndarje të re, presidenti thotë se nuk e njeh kushtetuta ndërsa sipas tij ka edhe qëllime politike, çka thellon edhe më shumë krizën e rëndë kushtetuese në të cilën ndodhet vendi.
“Krijon struktura paralele, vetëmpër të rritur pushtetin politik të qeverisë dhe për të kontrolluar çdovendimmarrje deri në nivel vendor, duke anashkaluar parashikimet dhe organet epërcaktuara nga Kushtetuta.”
Kyakt thotë kreu i shtetit po imponohet pa asnjë konsultim, ndërsa ngrenë pikëpyetjembi deklarimet e parlamentit që pretendon thotë se konsultimi është bërë nëperiudhën mars-maj 2020, kohë kjo kur vendi ka qenë nën efektet e aplikimit tëmasave të veçanta për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.