Xhixho: Askush nga shteti nuk ka ardhur për ndihmë në Kakavijë, ministri i Jashtëm dhe Diasporës nuk janë parë
Në një intervistë përOra News, ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho u shpreh se në Kakavijë radha kashkuar disa kilometra, ndërsa shteti nuk ka shkuar t’i ndihmojë qytetarët.
Për Xhixhon,testimet në Kakavijë duhet të bëhen falas dhe shtoi se nuk është parë ministrii Diasporës për këtë situatë.
ErisaXhixho:Radha në Kakavijë ka arritur në kilometradhe në kushtet e pandemisë. Qytetarët nuk ka askush që t’i ndihmojnë ngashteti. Ndërkohë ministri i Jashtëm nuk ka denjuar as të të hapë telefonin. Ndërsanë Kakavijë ka fëmijë, të moshuar dhe njerëz të sëmurë, por s’ka pasur njëri qët’u vinte në ndihmë. Testimet duhet të ishin falas edhe nga pala shqiptare dheduhet të kishte një bashkëpunim mes të dyjave vendeve për testimeve. Nga anatjetër nuk kam parë se ku ishte ministri i Diasporës. Ne nuk bëjmë teste nëvendin tonë, por pandemia përballohet në mënyrë spontante. Tani u kërkohet edhetë paguajnë për testin që shkon diku te 120 euro. E njëjta situatë është edhe nëKapshticë dhe është për të ardhur keq që nuk ka një reagim nga shteti.
Xhixho tha se kjosituatë në kufi pritej, por sipas saj situata ka pasur një neglizhencë nga autoritetetshtetërore.
ErisaXhixho:Kjo situatë pritej që ka ndodhur edhe mëparë dhe se pala shqiptare ka qenë e njoftuar. Por unë shoh një neglizhencë ngaautoritetet shqiptare në raport me këtë situatë. Qeveria duhet t’u vijë njerëzveme ekipe shëndetësore, me ujë dhe me ushqime. Të komunikohet me palën greke sesi mund të shtohen testet. Është një detyrim i qeverisë tonë që të kryhentestime nga pala shqiptare, por qeveri nuk po kryen testime ndaj familjarëvedhe kontakteve të të prekurve.
Xhixho shtoi se ndërhyrjaështë e vonuar dhe falë mediatizimit të çështjet ka pasur një reagim.
Erisa Xhixho: Kjo qeveri është e papërgjegjshme dhe e pavullnetshme për të përballuar këtë situatë. Kriza e përgjithshme tregon se qeveria ka dështuar në përballimin e pandemisë. Ndërhyrja është e vonuar dhe falë mediatizimit të çështjet ka pasur reagim. Kam parë gazetarë që mundoheshin të lidheshin me ministrin e Jashtëm Cakaj dhe nuk arrinin dot të lidheshin se kishte fikur telefonin. Ndërkohë as kryeministri nuk ka reaguar për situatën kur kërkohet një ndërhyrje emergjente në Kakavijë dhe Kapshticë.
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti