Danaj: Ekonomia është goditur nga pandemia, nëse borxhi kalon 90%, vendi do të kalojë në recesion
Për ekspertin e ekonomisë, Vjodli Danaj, vendi ynë këto3-4 vitet e fundit ka qenë në një krizë ekonomike, ndërsa pandemia e ka përkeqësuarsituatën.
Në një intervistë për Ora News ai tha se turizmi ka pësuargoditje nga pandemia dhe se investitorët kërkojnë një stabilitet politik për tëinvestuar në vendin tonë.
VjodliDanaj:Këto 3-4 vitet e fundit kemi qenë në njëkrizë e ekonomike, ndërsa virusi e ka përkeqësuar këtë situatë, pasi kemi pasurrritje papunësie dhe mbyllje biznesesh. Konsumigjatë muajve të pandemisë ishte i sforcuar. Ndërsa në muaj që pasuan kishte njërënie të blerjeve. Kriza kemi pasur edhe në sektorin e turizmit dhe atë të bujqësisë.Agjencitë e turizmit kanë raportuar 40% ulje në prenotime, por ky ndikim ështëshumë më i madh, pasi me prenotimet lidhen shuam procese të tjera dhe besoj sekjo shifër përkthehet në më shumë se 40%.
Virusi ështënjë probleme global, por veni ynë me brishtësinë që ka dhe mungesën ekonsolidimit në ekonomike, goditet më shumë se vendet e tjera të rajonit. Ndërsafaktori politik është faktori kryesor që thith investimet e huaj, duke krijuarnjë stabilitet politik. Nëse ky stabilitet mungon, investitori nuk e ke të sigurtpër të ardhur, sepse nuk ka siguri për ligjet fiskale dhe nuk është i sigurt qëato nuk do të ndryshohen në ardhjen e qeverisë tjetër.
Lidhur me borxhin publik, Danaj tha se nëse borxhi ikalon 90% atëherë vendi ynë do të shkojë në një recesion.
VjodliDanaj: Ne problemeekonomik kemi edhe borxhin që është rritur në 80-% të PBB-së, që në fakt ështëborxhi i deklaruar. Por në borxhin publik futen edhe zëra të tjera. Ne kemi njëborxh të fshehur me PPP-të. Ky është një borxh i fshehur, sepse i premtohet privatitqë nëse nuk arrin dot xhiron, atëherë shteti do t’i paguajë një përqindje. Nëseborxhi është më shumë se 80% dhe i kalon 90% atëherë vendi ynë do të përballet menjë krizë shumë të madhe. Ne rrezikojmë të shkojmë në një recension. Ne do të bëjmëpikë pas, mund të shkojmë në -4% të rritjes së papunësisë. Shteti pastaj do tëjetë i detyruar që të marrë sërish borxh me interesa shumë të larta.