Basha: Vendi në prag katastrofe, qeveria nuk ka asnjë plan për pandeminë dhe ekonominë
Kryetarii Partisë Demokratike Lulzim Basha, thotë se vendi ndodhet ne situatëkatastrofike sa i përket situatës me pandeminë dhe ekonominë. Sipas tij tëvetmit që po kujdesen për qytetarët janë mjeket dhe infermierët ndërsa qeveriaI ka braktisur duke mos pasur asnjë plan.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, akuzonqeverinë se nuk ka asnjë plan për t’iuardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga koronavirusi por dhe të goditur ekonomikisht.
Basha thotë se kriza e pandemisë dhe krizaekonomike, po rëndohen çdo ditë, ndërsa mjekët dhe infermierët janë sot tëvetmit që kujdesen për qytetarët.
“Nëkulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën porriten frikshëm, kryeministri nuk ka asnjë plan për t'u ardhur në ndihmëqytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveçpropagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkontransparencë dhe veprim.”
Lulzim Basha, thotë se situate në rrethe ështëkatastrofike,n ndërsa qytetarët i blejnë vetë aparaturat e oksigjenit.
“Censurapër atë ç'ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen espitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparaturadhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra eqartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.”
Basha, thotë se mosveprimi dhe mungesa e masave për të mbrojtur spitalet dhe qendratshëndetësore, i ktheu ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit.
Shqiptarët thotë ai po kalojnë ditët me ankthine kërcënimit ndaj shëndetit, me frikën e humbjes së vendit të punës dhepamundësisë që i kërcënon çdo ditë.