Elbasani po shpopullohet

Çdo vit Elbasani përjeton rënie tëmadhe të popullsisë.

Që nga viti 2001 ne Elbasan llogaritentë jenë larguar 92 mijë banorë.

Qytetarët që kanë zgjedhur të vijojnë jetën në Elbasan shprehen se largimet janë të shumta, sidomos tek të rinjtë të cilët përballen me papunësinë dhe vështirësitë ekonomike.

"Çfarë do të bëjmë këtu, kur s'ka punë dhe as tëardhura. Ne do të ikim sa më shpejt."

"Këtu s'ka punë, s'ka ndërmarrje, prandaj njerëzitdetyrohen të ikin jashtë. Qeveria duhet të hapi vende pune për popullin që tëmos detyrohen të ikin jashtë"

"Nuk ka punë dhe nuk vlerësohet realisht ai që emeriton atë vend pune për të cilin studion. Natyrisht që do të largohen se nukkanë mundësi tjetër jetese"

Të rinjtë shprehen se nëse do të kishinnjë mundësi për tu larguar, do të iknin nga Shqipëria pa u menduar.

"Unë personalisht nëse do të kisha mundësi, do të ikjanga Shqipëria që tani"

Qendra e Elbasanit më përpara popullohej nga të rinjtë, ndërsa tani kjo gjë nuk ndodh.

Pjesa më e madhe e Elbasanit popullohetnga mosha e 3-të, pasi rinia ka zgjedhur të migrojë si brenda, ashtu edhe jashtëvendit duke parë se jetesa në këtë vend është bërë tejet e vështirë.