Banorët e dëmtuar nga tërmeti sërish në protestë para bashkisë së Durrësit
Banorët e disa lagjeve të Durrësit kanëdalë në protestë përballë bashkisë për të kërkuar hapjen e aplikimeve për dëmete tërmetit.
Shtëpitë e tyre janë dëmtuar ngatërmeti dhe ato jetojnë në banesa me qira.
Ato shprehen të shqetësuar pasi akomanuk u është dhënë qiraja e muajit të kaluar nga shteti.
"Zoti i shpisë po na nxjerr nga shtëpia. Ne duam qiranë.Vjen muaji gusht dhe unë akoma s'kam marrë korrikun, burri i huaj do të nanxjerrë nga shtëpia."
Banorët, edhe pse kanë dorëzuar tëgjitha dokumentacionet përkatëse në institucione, nuk po gjejnë akoma zgjidhjepër problematikat e tyre.
"Ka mbi dy muaj e kusur që është shembur një pallat, naka bërë dëmtime shumë. Xhamet e shtëpisë nuk ishin të thyera, na u thyen; deranuk ishte e prishur, na u prish; tavanet e shtëpisë nuk ishin të prishura, uprishën. Na janë bërë goxha dëme. Bashkia dhe komuna vetëm na sorrollat. U kemidhënë të gjitha dokumentet përkatëse. Jemi paraqitur në komunë sa herë, nukkemi marrë asnjë zgjidhje vetëm llafe boshe"
"Kam aplikuar disa herë, por asnjëherë nuk e gjejfletën e aplikimit tim."
Banorët kanë bërë një peticion për të hapur aplikimet përdëmet e tërmetit, por akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga institucionetpërkatëse.