I vodhën me armë makinën dhe 6 mijë franga turistit, pranga 3 durrsakëve
Dy persona janë arrestuar nga policia eDurrësit, pasi nën kërcënimin e armës i kanë marrë automjetin dhe 6 mijë franga zvicerane, një 33-vjeçarime banim në Zvicër, i cili kishte ardhur për pushime në qytetin bregdetar.
Këtady persona ishin me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndajpersonit dhe në fushën e vjedhjes së pronës.
Ndërkohë, personi i tretë i arrestuar në Kavajë, Gazmend Doçi, do ndihmonte autorët për të fshehur makinën e vjedhur.
‘’Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip "Audi Q5" dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte Policia’’, thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit në Durrës janë:
Kastriot Ramazani., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin S. P. dhe ka plagosur me thikë shtetasin Sh. D.
Hamid Skuqi., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale "Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe "Armëmbajtja pa leje".
Operacioni policor i koduar"Ndjekja", u finalizua nga Strukturat e Drejtorisë Vendore tëPolicisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisësekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhepo punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit earrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së RrethitDurrës, për veprime të mëtejshme.