Trajnuan për dy javë mjekët shqiptarë në luftën ndaj Covid, ekipi shëndetësor italian kthehet në atdhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2020, 12:58
Ekipi i mjekëve italianë të cilët trajnuanmjekët shqiptarë për dy javë në luftën ndaj Covid-19, janë kthyer në vendin etyre.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Italiane nëvendin tonë, përmes një postimi në Facebook.
Ambasada shprehet se ky është fillimi i njërrugëtimi në të cilin do të punohet bashkarisht për të fituar sfidën ndajCovid-19.
Postimi i Ambasadës Italiane në Facebook
Ekipi ynë shëndetësor kthehet sot në Itali pas dy javësh intensive pune në Shqipëri. Ky qe fillimi i një rrugëtimi në të cilin do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të fituar sfidën ndaj Covid-19! Mirupafshim dhe Faleminderit.