Korçë: U dhanë apartamente sociale, por nuk i firmosën kontratën e energjisë
56 familje në Korçë që kanë përfituar banesa përshkak se ishin të pastreha ose në vështirësi ekonomike, prej muajit janar nukpo lidhin dot kontratën e energjisë elektrike.
Veç faktit që këto familje duhet të paguajnë kredinëpër apartamentin e përfituar sipas ligjit nga Enti i Banesave, ata shprehen segrumbullimi i faturave do të rëndojë në xhepat e tyre.
"Nenuk kemi aq para sa t'i pagujmë të gjitha me një dorë dhe problemi është most'i paguajmë me kamatë vonese. Ne nuk dimënga të vemë e nga ta marrim rrugën për zgjidhjen e këtij problemi"
Një tjetër shqetësim për ta është edhe kamatëvonesa,ndonëse kjo nuk ka ndodhur për fajin e tyre.
"Ashtu siç paguaj ujin, ashtu kërkoj faturën e dritave ta paguaj të rregullt, pakamatë dhe ta paguajmë të rregullt dhe avash avash"
Prej tetë muajsh ata kërkojnë të paguajnë faturat eenergjisë elektrike ndërsa përgjigja e marrë nga Operatori i Shpërndarjes sëEnergjisë është se pagesat nuk mund të kryhen nëse kontratat nuk regjistrohennë Tiranë.