Nënë Sade tregon historinë emocionuese: Si u martova në djep, djali më lindi e vdiq në mal

Sade Aliçka është një banore efshatit Dukat të Vlorës.

Sot është 92 vjeçe, por nënë Sade tregon për “Ora Verore” me gazetarenAlbana Caushaj, se fati i saj i martesës është vendosur që kur ka qenë në djep,sipas traditave të zonës asokohe. Nëse Sadja u përshtat shpejt me kameran dhetregoi detaje nga jeta e saj për RTV Ora.

“Babaii burrit dhe babai im ishin shok që të rinj dhe kur gratë e tyre ishin shtatzënëata thanë që nëqoftëse lindin një djalë një vajzë ne do bëhemi krushqinj. Kurlindëm ne u bë krushqia. Kur u rritëm, u fejuam dhe më sollën një shami.

Kuru martova isha 17-vjeç. Para se të martoheshim, ne nuk njiheshim fare, se ashtuishte koha. Kur ai më dilte para, unë fshihesha. Nuk i dilja në sy.

Nënae baba më vdiqën e më bëri nuse vëllai. Hipa në kalë dhe erdha tek kjo shtëpime një cipull në fytyrë para e bardhë, mbrapa e kuqe me pasqyrë mbi kokë. Kështuu bë dasma, isha e bukur dhe e mirë. Qëndrova një vit pa bërë fëmijë, pastaj mamorën burrin ushtar. Më dërgonte letra, por unë nuk kam bërë shkollë fare dhenuk dija t’i lexoja.

Mëla me bagëtinë ai dhe iku. Nuk më tha as shiti asgjë. Unë i mbajta vetë rreth100 kokë për dy vite. I kam mbajtur vetë, vetë kam dalë malit me to, vetë imjelja. Kur erdhi burri e gjeti malin plot. Më pas ai i mori i shiti gjysmat edhive në Vlorë. Që atëhere i vuri xhepit para. Burri më ka dashur shumë.

Bëmë7 fëmijë. Djali i parë vdiq. Në mal lindi në mal vdiq se nuk vija dot në shtëpi.Burri ndërkohë ishte ushtar. Pastaj bëra të tjerët, bëra plot, 5 djem dhe 1vajzë.

Kamnjë shtëpi, zgjohem në sabah, pi një kafe, laj, fshi. Mbledh gjëra nëpër baçë,vadit domatet dhe qepët. Në orën 12 shkoj brenda, ha buke dhe bie fle”,ka shprehur 92-vjeçarja, e cila pavarësisht moshës është majft e fortë dhe e shëndetshme.