I arrestuar në Itali për drogë dhe nën hetim në Holandë, kush është Valentin Selaj të cilit SPAK i kërkon pasurinë

Ditën e sotme (11 gusht), SPAK ikërkoi GJKKO sekuestrimin e 17 pasurive të shtetasve Valentin Vasil Selaj,Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj.

Ky vendim erdhi në kuadër në ligjitanti-mafia dhe të letërporosisë së dërguar nga Prokuroria e Amsterdamit, pasi këta persona po heton nëHolandë për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje nëorganizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Njëri prej tyre, Valentin Selaj, është një emër i njohur për policinë, pasimë parë ai është arrestuar  nga policia eFirences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin elëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzim për prostitucion.

Gjithashtu, në vitin 2018, OFL i ka sekuestruar pasuri me vlerë 1.4 mln euro në pronësi të tij.

Lexo edhe: Të hetuar në Holandë për drogë, SPAK kërkon sekuestrimin e 17 pasurive të 4 shqiptarëve

Lezhë, sekuestrohen mbi 1.4 mln euro pasuri kriminale në pronësi të 3 vëllezërve