Lushnja i nënshtrohet dezinfektimit me grafik, do veprohet çdo tre ditë

Fillimi i gushtit kashënuar një rritje të të prekurve me COVID-19 në qytetin e Lushnjës.

Nisur nga kjo pushtetivendor ka nisur dezinfektimin e ambienteve publike, kryesisht parqet kugrumbullohen pensionistët.

Sipas zv/drejtorit tëNdërmarrjes së Pasurive Publike, puna është ndërtuar me grafik për të gjithalagjet.

Gazment Çela: ‘’Duke filluar që nga dita e sotme, kemi hartuar një program pune nga bashkia dhe Ndërmarrja e Pasurisë Publike, për dezinfektimin e qytetit, sidomos ku ka shumë popullsi, por edhe grafik lagjesh e intitucionet shtetërore. Grafikët e lagjeve i ndajmë mw ditë, të paktën të kalohet 1 herë në 3 ditë çdo ditë. Sot kemi vetëm ambientet publike, dhe lulishtet, ku rrinë njerëzish, por sidomos pensionistët.’’

Nga ana tjetër, vetëqytetarët duket se nuk janë të ndërgjegjësuar për rrezikun.

Në shkelje tëprotokollit të ministrisë ata qëndrojnë pa maska, ngjitur me njëri tjetrin dheduke krijuar grumbullime masive.

Në dhjetë ditët e paratë këtij muaji janë konfirmuar pozitivë 19 raste në qytetin e Lushnjës ndërsaka humbur betejën me COVID-19 një qytetar.

https://youtu.be/ECQVvRpoMGs