Marrin fund mundimet për të shkuar në Zvërnec

Shpesh herë objekt i mediave dhe mallkimeve të drejtuesve të automjeteve, nga kjo e martë rruga e Zvërnecit është plotësisht e asfaltuar falë edhe ndërhyrjes që iu bë segmentit të gjatë 1 km. Në inagurimin simbolik të këtij segmenti deputeti Gjiknuri tha se Vlora ka vëmendjen që meriton , ndërsa numri dy i bashkisë i sapo emëruari Afrim Qendro, garantoi se prioritetet e tij janë të njëjtat me ato të bashkisë Vlorë.

Ishte kthyer në njëgangrenë për pushuesit por tashmë edhe në këtë 1 km rrugë mund të kalohet paprobleme.

Në këtë mënyrë kapërfunduar edhe rruga turistike zvërnecit që shpesh ishte objekt kritikash nga drejtuesit e automjetevedhe kronikat e lajmeve. Në inagurimin e saj ishte dhe ish-Ministri DamianGjiknuri, i cili tha se Vlora do të vijojë të jetë një kantier ndërtimi.

Damian Gjiknuri: “Ka qenë një gangrenë infrastrukturore kjo pjesë e fundit e rrugës që shkon për në plazhin e Zvërnecit. Tashmë kjo pjesë e rrugës është e rregulluar plotësisht e do të bëjmë dhe disa ndërhyrje të vogla për të sistemuar të gjithë anët e rrugës”.

Kryetari i bashkisëmungonte në këtë inaugurim dhe ndoshta kjo i bëri mediat kureshtare të pyesinnjeriun  e sapo emëruar si numrin dy tëkësaj bashkie, Afrim Qendro i cili tha se nga pozicioni  i tij garanton vijimin e punëve dukepreferuar të mos i  përgjigjet zërave qëthonë se ai është aty për të dubluar kryebashkiakun.

Afrim Qendro: ”Realisht bashkia ka hapur disa kantiere, ka disa rrugë në qytet që ju i keni parë në të cilat ka filluar reabilitimi dhe besoj se për pak ditë do të fillojmë edhe mbushjen e gropave ose reabilitime të lehta në të gjithë rajonet e Vlorës, por dalëngadalë më mirë të më njihni përmes punës sesa fjalëve. Janë objektivat që ka bashkia e Vlorës dhe unë jam në përmbushje të tyre. Unë jam nënkryetari i bashkisë së Vlorës, i cili përgjigjet përgjithësisht për projektet publike që zhvillohen në qytet që kanë të bëjnë përgjithësisht me infrastrukturën dhe unë nuk iu përgjigjem këtyre mediave”.

Vlora ka qënë dhembetet një nga prioritetet  e kreut tëqeverisë i cili ka dalë deputet nga listat e këtij qyteti. Afrim Qendro uemërua si numri dy i kësaj bashkie për të ndjekur të gjitha projektet  infrastrukturore dhe punët publike . Projektimadhor i radhës është vijimi i Lungo Mares në drejtim të Radhimës.