Shqiptarët me numrin më të madh të kërkesave për punësim në Itali

Autoritetet italiane ftojnë emigrantët e paligjshëm në kërkimtë pajisjes me dokumenta të rregullta punësimi, që të përfundojnë praktikatadministrative pasi janë orët e fundit të mbylljes së sanatorias  së madhe të nisur më 1 qershor 2020.

Data 15 gusht është afati i fundit kohor për punësimin erregullt të emigrantëve klandestinë që brenda datës 8 mars 2020 ndodheshin nëterritorin italian apo që iu ka skaduar leja e qëndrimit.

Ministria e Brendshme italiane ka publikuar raportin efundit të kërkesave të dorëzuara brenda datës 31 kortik 2020, e shqiptarët kanënumrin më të lartë për punësim në sektorin e bujqësisë e të blegtorisë.

Deri më 31 korrik 2020 janë 159,991 emigrantë që kanë kërkuartë pajisen me leje të rregullt qëndrimi.

87% të kërkesave janë për punësim kujdestarie familje easistencë personi ku numrin më të lartë të kërkesave e kanë prezantuar emigrantënga Ukraina, Bangladeshi e Maroku.

Më pas vijnë kërkesat për punësim në sektorin e bujqësisë eblegtorisë ku numrin më të lartë për punësim e kanë emigrantët nga Shqipëria eIndia. Për punësim në sektorin e bujqësisë janë dorëzuar 19,875 kërkesa e në 18,162prej tyre punëdhënës janë shtetas italianë.

Deri më 31 korrik 2020 janë 3,837 shqiptarë që kanë kërkuarpunësim në sektorin bujqësisë duke u renditur në vend të parë pas indianëve me3,357 kërkesa.

Në sektorin e kujdesit të familjes e asistencës ndajpersonit kanë kërkuar punësim 8,950 shqiptarë dhe janë në vend të tetë pasemigrantëve nga Ukraina, Bangladeshi, Marok, Peru , Pakistan etj.

Janë gjithashtu 426 sipërmarrës emigrantë shqiptarë që kanëdorëzuar praktikat për punësim të emigrantëve, në sektorin bujqësisë eblegtorisë.

Gjatë 14 ditëve të fundit mesatarisht çdo ditë janë dorëzuar2,400 kërkesa me pikun më të lartë deri më 3,400 kërkesa ditore.

Kërkesat më të larta për punësim janë dorëzuar në rajonin e Lombardisë, ndërsa ndër qytetet numrin më te madh e kanë Mikani, Napoli e Roma.

Itali, shqiptarët me numrin më të madh të kërkesave për punësim në bujqësi e blegtori