Tenderat e dyshimtë të 'Illyrian Guard': Në 1 vit kompania e Ministrisë së Brendshmë përfitoi 360 mln lekë
Kompania shtetërore “Illyrian Guard” që ofron shërbime sigurie prej krijimit ka krijuar 6 tendera disa prej të cilëve të dyshime për mënyrën si janë hartuar dhe pezulluar. Kjo kompani ka për detyrë të ofrojë shërbime sigurie institucioneve shtetërore dhe atyre private, për këta të fundit vetëm në rast se kërkohet nga vetë biznesi.
Illyrian Guard,kompania e sigurise që ndodhet direkt në varësinë e Ministrisë së Brendshme,gjatë aktivitetit të saj 1 vjeçar ka hapur garën për 6 tendera me vlerë mbi 360milionë lekë, disa prej të cilave janë të dyshimta për mënyrën se si janëhartuar.
Tenderi i parë i hapurnga kompania për uniformat, i publikuar më 3 korrik 2019, me një vlerë prej 3,5milionë lekësh u anulua në fillim të gushtit pa dhënë shpjegime.
Rasti më flagrantështë tenderi për sistemet e alarmit dhe kamerat e sigurisë, me të cilat do tëpajisej edhe drejtoria e tatimeve në Tiranë. Ky tender u pezullua gjithashtu padhënë shpjegime, ndërkohë që drejtoria e tatimeve u pajis me kamera sigurie nganjë kompani private, e cila zyrtarisht nuk ishte shpallur fituese.
I njëjti tender urihap më 27 prill, në një kohë kur qeveria kishte anuluar të gjitha tenderat nëinstitucionet shtetërore për shkak të situatës së jashtëzakonshme nga pandemiae coronavirusit.
Tendera të tjerë tëIllyrian Guard kanë të bëjnë me pajisjen me radio komunikimi dhe blerjemotorësh.
Illyrian Guard nëobjektin e punës së saj ka për detyrë të ofrojë shërbime sigurie institucioneveshtetërore dhe private. Për këto të fundit mund të ofrojë shërbime vetëm nërast se kërkohet prej tyre.
Denoncimi i ish-kryeministrit Berisha se Ministria e Brendshme ka tentuar të zëvendësojë kompaninë private të sigurisë me Illyrian Guard brenda ambienteve të Rtv Ora, përbën rastin e parë që ky organ në varësi të ekzekutivit planifikon të hyjë një institucion privat pa një kërkesë zyrtare. Bordi I Rtv Ora mohoi të kishte kërkuar ndryshimin e kompanisë së sigurisë.
Vitin e kaluar ishin ambasadat e huaja që refuzuan shërbimet e Illyrian Guard, pasi nuk kishin besim te kompania e sapo krijuar.