“Beteja” për ujin e pijshëm, në Vlorë familjet sigurojnë furnizimin prej autoboteve
Amortizimi i rrjetit të ujesjellësit në disa lagje në Vlorë ka bërë që mjaft familje të kenë probleme të mëdha me furnizimin me ujë të pijshëm. Të detyruar nga situata e vështirë, familjet sigurojnë lëngun jetik duke e blerë nga autobotet. Ndërsa mundësitë e zgjidhjes së situatës janë të pakta, pasi kërkohet një investim i madh.
Mbi 250 famlje të lagjes 'Lirim' në Vlorë prejvitesh vuajnë problematikën e mungesës sëujit të pijshëm. Pavarësisht ankesave të tyre situata ka mbi 20 vite që nukndryshon.
''Ne jemi si pare e kuqe në bashki, kemi ndërruar 3 drejtorë, dje u hoq drejtori, erdhi tjetri. Nuk llogaritet sa herë me shkrim ndërmarrjes, asnjë zgjidhje.''
Banorët shprehen se ujin e pijshëm e blejnë jovetëm në marketet e zonës por edhe me anë të autoboteve të cilat vijnë aty treherë në javë në mbrëmje.
''Ujin e pijshëm e blejmë. Vjen një orë në ditë me pompë, por nuk pihet ky ujë.''
Shumë familje kanë gjetur dhe zgjidhjealternative duke instaluar pompa por dhe kjo mënyrë u rëndon atyre xhepat.
''Kemi blerë të gjitha tubacionet. Tani në verë meqë ka presion, ne na mbushen tubacionet. Lagja nuk mbushet se nuk ka ujë. Kur vjen uji, unë ndez pompën, do harxhoj energji elektrike, sepse nuk ma bie shteti që unë të marr ujë të pijshëm.''
Të kontaktuar përfaqësues nga pushteti lokal iVlorës shprehen se mundësitë e investimit jo vetëm në lagjen 'Lirim' por edhenë të tjera që vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm sic janë lagja 'Partizani''Topana', 'Llonxhë', 'Karabash' janë të pakta për vitin 2020. Rrjeti i ujësjellësitnë to është instaluar para vitit 1990 dhe tashmë janë në masën 70 për qindjashtë funksionit.
Disa vite më parë në këto lagje është bërë njëinvestim për instalimin e linjave të reja të ujësjellës kanalizimeve, por edheai është i lënë përgjysëm për shkak të mungesës së fondeve. Prej kësaj ndërhyrjejekanë përfituar vetëm disa familje të cilat tashmë e kanë zgjidhur problematikëne ujit të pijshëm.