Dymbëdhjetë të vdekur dhe 188 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2020, 16:07
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), njoftoitë dielënse 12 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 188 raste të reja meCOVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 462 mostrave.
Numri i përgjithshëm i të vdekurvenë Kosovë arrin në 327 . Kjo shifër një ditë më parë ishte 315.
IKSHPK njofton se janë shëruaredhe 142 persona, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 5,944. Rasteaktive janë 3.976.
Sa i përket komuna, Prishtina prinme më së shumti raste, përkatësisht në kryeqytet janë regjistruar 28 raste tëreja.
Kosova rastet e para mekoronavirus i ka regjistruar më 13 mars.
Qëatëherë, në Kosovë janë regjistruar 10,247 raste me koronavirusin e ri.