VIP-at kosovarë që thonë nuk ekziston virusi do dënohen nga shteti

Vjosa Osmani ka propozuar në Kuvendin e Kosovës njëmasë paraprake për të luftuar përhapjen e Covid-19.

Sipas saj peronat me pozitë dhe ndikim në shoqëri qëpërhapin informacione se koronavirusi është i rremë dhe nuk ekziston meritojnëtë ndëshkohën.

“Nëpërmjetkëtij projektligji të parashikojmë ndëshkimet në veçanti për ata persona qëpozitën apo ndikimin e tyre në shoqëri e keqpërdorin për të shpërndarëdezinformata se nuk ka virus. Pra, duket të ketë ndëshkime konkrete për personatë tillë, për dëmin që bëjnë në shoqëri në kohë pandemie [i cili] ështëjashtëzakonisht i madh dhe dezinformata të tilla nuk duhet të kalojnë tëpandëshkuara.”

Kujtojmë se në mars,Robert Berisha, teksa përgatitej për një koncert në Nju Jork, tha se“do të digjet neja [skena]" dhe ftoi njerëzit të shkojnë në koncert. Madjeshkoi edhe më tej duke thënë se “s’je shqiptar i vërtetë nëse trembesh ngavirusi” a thua se virusi pyet se je shqiptar. Në një portestë pa maska dhedoreza në mes të qershorit, Labinot Tahiri u shpreh se ”virusi ështënjë gënjeshtër” dhe se “u ka dhënë dorën 10 mijë vetave”.

 “10mijë vetave ua kam dhënë dorën. Unë e di do të dalë një njeri me ndikim ndërkombëtar në mbarë botën që do të thotë që ky virus është gënjeshtër. A jemi20 veta bashkë? Më thoni pas një jave nëse do të sëmuret njeri, nëse dikushinfektohet nga unë, mbaj përgjegjësi për ju dhe shkoj në burg për ju.”