Haxhiu: Vettingu në Kosovë, duhet të mësojmë nga gabimet në Shqipëri
E ftuar në RTV Ora, ish-Ministrja eDrejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu foli për eksperiencën në krye të këtijinstitucioni.
Ajo thotë se një prej synimeve tëqeverisë Kurti ka qenë dhe fillimi i procesit të vettingut në drejtësi siç po bëhetdhe në Shqipëri. Por Haxhiu shprehet se duhet që nga procesi në Shqipëri duhettë mësojnë dhe të evitojnë ndoshta dhe ato anët negative të saj.
Haxhiu shprehet se në mediatkosovare apo dhe në opinionin publik është krijuar ideja se në procesin evettingut në Shqipëri ka pasur ndërhyrje nga qeveria.
Haxhiu:Një prej pikave më të rëndësishme tëdrejtësisë gjatë kohës tonë, ishte procesi i vettingut. Kosova do të kalojë njëproces i tillë. Duhet të marrim mësim nga Kosova që ndoshta disa gabime nëlidhje me këtë proces mos t'i përsërisim. Këta kanë hequr dorë nga vettingu,nga të gjitha nismat e mira që kishim ndërmarrë ne. Besoj se ato nisma që ne indërmorëm ne do t'i çojmë deri në fund. Ajo çfarë shihet dhe nga qytetarët, mediatapo analistët në Kosovë, në Shqipëri duket se ka një dorë nga pushtetiekzekutiv në këtë proces. Unë dua që grupi që do të ndërtohet për procesin evettingut në Kosovë të mos ketë asnjë ndërhyrje të ministrisë së drejtësisë.Pushteti ekzekutiv të mos ketë ndërhyrje. Këtë dua të bëj në Kosovë dhe besojse do t'ja dalim.
Gjithashtu Haxhiu foli dhe përprezencën e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës ditën e sotme. Ajotha se nuk është një situatë normale dhe se është vazhdimësia e luftës së egërtë Serbisë ndaj Kosovës.
Haxhiu:Nuk është një situatë e zakonshme. Katendenca që ta paraqesin si të tillë. Futja e xhandarmërisë sebe në territorine Kosovës është cënim i rëndë i sovranitetit dhe integritetit territorial.Veprimet që Serbia ja bën vetë shtetit të Kosovës janë në vazhdën e luftës tëegër që ajo e ka bërë ndaj nesh. Këto janë si pasojë e negociatave që nuk janëdrejtuar siç duhet pa parime dhe pa kushte. Ne nuk kemi parë ndonjë deklaratënga ana e qeverisë përveçse mund të mbrojmë territorin tonë por që në fakt nuk ështëe tillë. Unë besoj që nëse veprime të tilla nuk dënohen dhe qeveria qëndron nëheshtje, padyshim që situata do të përshkallëzohet. Qytetarët tanë janë nëterror atje. Duhet reflektim në dialog.