Policia turke ndalon në kufi veteranin e UÇK-së, shkak lista e Serbisë në Interpol
Një tjetër veteran i UÇK-së është ndaluar për shkak të një urdhërarresti nga Serbia. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati denoncon ndalimin e Imri Ilazi sot nga policia turke në Aeroportin e Antalyas. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të listës që ka dërguar Serbia me emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot eshte ndaluar nga Policia Turke ne Airoportin e Antalis qe shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjestarve të UÇK -së ne Interpol nga burimet qe kemi marrë Serbiaketo ditë ka ber nje listë re me emra te ish pjestarve te UÇK -së ju bejmë apel te gjithë bashkëluftetarve qe keto ditë mos te dalin nga shtetet tjera . Shteti Turk duhet te mos i marrë parasyshë asnjeher veprimet dhe listat e derguar ne Interpol nga Serbia .