Infektohet me koronavirus deputeti shqiptar, përfundon në spital

Deputeti kosovar dhe njëkohësisht kryetari i degës sëLDK-së në Suharekë, Ardian Shala, është infektuar nga koronavirusi.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga “Instituti kombëtari Shëndetësisë Publike në Kosovë.

 “Të dashur qytetarë, ka disa ditë që kryetari jonë dhe deputeti juaj dr. Ardian Shala është vetizoluar dhe ishte në pritje të rezultateve nga IKSHPK-ja. Ndërsa sot është konfirmuar pozitiv me COVID-19 dhe është shtrirë në spitalin e Prizrenit në Kliniken Infektive. Gjendja e tij është stabile dhe e qëndrueshme”, ka njoftuar dega e LDK-së në Suharekë përmes Facebookut.