Rrëzimi i qeverisë Hoti, Bytyqi i sigurt që PDK nuk i bashkon votat me VV
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hotin për shkak të keqeverisjes dhe situatës së rënduar me pandeminë.
Analisti, Enver Bytyqi, thotë se precedenti u vendos nga mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti vetëm 2 muaj pas ardhjes në pushtet.
Bytyqi: Mocioni kundër Vetëevendosjes u bë vetëm 2 muaj pas ardhjes së saj nëpushtet dhe krijoi precedentin që çdo qeveri që vjen më pas në një kohëafatshkurtër mund të bëhen mocione mosbesimi.Në konceptin tim një qeverie uduhen dhënë të paktën 6 muaj, qoftë edhe me ligj,që të punojë dhe pas 6 muajshti jepet e drejta opozitës dhe partive politike që të bëjnë mocion mosbesimindaj saj. Derisa kjo nuk është e përcaktuar në ligj, në Kosovë u rrëzua qeveriaKurti dhe erdhi qeveria Hoti.Të dy qeveritë janë fraxhile. Hoti ka një deputetmë shumë por kushtëzohet nga Lista Srpska. Qeveria Hoti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë.
Për Ora News, Bytyqi tha se ka zërë të shumtë që thonëse po vjen në pushet qeveria Kurti 2.
Por ai vetë thotë se nëse qeveria Hoti bie vendi duhet tëshkojë në zgjedhje të parakohshme.
Bytyqi: Nëse vjen një qeveri tjetër pas qeverisë Hoti kjo është e diskutueshme sepse për mendimin tim është e domosdoshme që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakoshme parlamentare dhe të jenë votuesit që vendosin se kush do ti menaxhojë resurset dhe jetën e qytetarëve të Kosovës. Nëse do të ketë mocion mosbesimi dhe mocioni do të rrëzojë qeverinë Hoti detyrimisht duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Për rrëzimin e qeverisë duhen 61 vota dhe analisti ështëi sigurt që VV nuk do të mund ti sigurojë.
Bytyqi: Nëse VV i ka apo jo është e diskutueshme. VV i duhen edhe 9 firma që të paraqesë mocionin. Nëse PDK nuk abstenon por voton pro qeverisë, është e pamundur që VV të realizojë 61 vota për rrëzimin e kësaj qeverie.Nuk besoj që PDK do të votojë për rrëzimin e qeverisë Hoti sepse Presidenti i Kosovës ka një lidhje të ngushtë me LDK, sidomos pjesën në qeverisje. Së dyti, Thaçi është garant i Listës Srpska.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana