Peticioni, Zaimi: Të rrëzojmë qeverinë Hotin para se katastrofa të bëhet humanitare
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.
Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, është keqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë.
Ai u bëri thirrje deputetëve përfshirë edhe PDK, të reflektojnë në mbështetje të nismës për rrëzimin e qeverisë.
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, në njëlidhje me skype për Ora News thotë se kjo është zgjidhja e vetem para se katastrofatë marrë përmasa humanitare.
Arbër Zaimi: Brenda dymuajsh me ndërrimin e qeverisë, Kosova është vendi i parë në botë sa i përketnumrit të vdekjeve në raport me numrin e popullësisë, edhe ekonomia është dukeshkuar drejt një katastrofe. Para se katastrofa të marrë përmasa humanitaremendojmë se është mirë të ndërrojë mënyra dhe modeli i qeverisë.
Sa i takon dialogut me Serbinë, Zaimi thotë se LDK e kamonopolizuar dhe nuk ka asnjë lloj transparence.
Arbër Zaimi: Ka improvizimtë vazhdueshëm për dialog, mungon platforma dhe transparenca mbi atë çfarësynon të marrë qeveria e Kosovës nga ky dialog. LDK e ka monopolizuar dialogun,edhe partnerët nuk janë përfshirë.