Shpërthimi në Bejrut, edhe Shkupi ka një "bombë" me kimikate të depozituara keq në OHIS
Në oborrin e ish fabrikës tëOhis, me vite është e parkuar një cisternë në të cilën në mënyrë jo të duhur katë vendosur 14 tonë Polivinil kloruri, një bombë e vërtetë në largësi prejvetëm një kilometri nga Shkupi, e cila nuk mund të shkaktojë eksploziv si ajonë Bejrut, por mund të shkaktojë ndotje të ajrit me pasoja të vështira përshëndetin njerëzor, përcjellë Zhurnal.
Ekspertët maqedonas tani mëme vite paralajmërojnë për kjo cisternë me 14 tonë polivinil kloruri e cilaështë vendosur në oborin e OHIS. Deri tani askush nuk angazhohet për të larguarkëto kimikate të cilat nëse derdhen, mund të shkaktojnë rrezik të lartë përshëndetin e njerëzve.
Deri tani disa kompani tëhuaja nuk u’a ka marë mendja që të derdhin këto kimikate në kazane të reja dhee njejta të transportohet për shkatërrim.
Kompania “Ekocentar 97” ngaMaqedonia është e angazhuar për pastrimin e 11 kimikatet në rrethin e Ohis.Përshkak pandemisë, për momentin janë ndaluar të gjitha aktivitetet për largimeventual të cisternës, përcjellë Zhurnal.
Ky klorur është vetëm një ngadhjetëra materiet toksike nga Ohis, të cilat me dekada janë rrezik për banorëte kryeqytetit. Provinil kloruri është një materie kancerogjene e cila që motinuk shfrytëzohet më në Europë, ndërsa më së shumti është shfrytëzuar përpërpunimin e plastikave për enë, lojëra, gypa, izolim të telave etj. Ngaderdhja e kësaj materie, mund të vijë tek djegja e syve, iritim të organeve tëfrymëmarjes ndërsa në disa raste të rënda mund të shkaktojë komë apo vdekje.
Autoritetet thonë se ponegociojnë me një kompani nga Franca e cila pas përfundimti të pandemisë kashfaqur gatishmëri që ta largojë dhe shkatërrojë këtë materie.