Xhandarmëria serbe në Kosovë, Bajqinovci: Tregon se Serbia është armik i vendit, të ndërpritet dialogu
Një patrullim ipërbashkët i Forcave të Armatosura Ndërkombëtare në Kosovë bashkë me ato serbenë territorin e vendit ka nxitur reagimin e funksionarëve më të lartë në vend.
Ishte deputeti iLëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, postoi në rrjetet sociale një videoqë tregonte 11 pjesëtareve të forcave të xhandarmërisë serbe, një njësispeciale policore, teksa lëviznin me uniforma dhe të armatosur brenda njëlagjeje të banuar të fshatit Karaçevë të Kamenicës.
Në një intervistë përOra News ai thotë se ky është një akt që cënon sovranitetin e Kosovës e përpasojë, qeveria duhet të ndërpresë dailogun me Serbinë.
Aithotë se qeveria duhet të hyjë sa më parë në zgjedhje.
Bajqinovci: Ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar të KFOR dhe dikujt që ka qenë njëpatrullim i përbashkët edhe pse pamjet tregojnë forcat e xhandarmërisë me tëcila kanë kryer krimet deri në vitin 1998 në Kosovë. Nuk është hera e parë ,por këtë herë janë futur dhe në lagje dhe biznese të kosovarëve duke i shqetësuarqytetarët duke shkelur kështu dhe integritetin e shtetit tonë. Qeveria e Kosovësduhet ta dënojë këtë rast sepse kjo po bëhet gati çdo muaj. Është një agresiondhe qeveria e Kosovës ende vijon që të negociojë me Vuçiçin në Bruksel.
Kjo qeveri nuk ka legjitimitet as për t'i rifilluar negociatat. Ne dimëqë Hoti është një ndër 15 qytetarët më pak të votuar në Kuvendin e Kosovës dhenuk mund të fillojë negociatat. Është një qeveria ilegale e krijuar ngaPresidenti Hashim Thaçi. Kjo qeveri duhet ta ndërpresë sa më parë dialogun dhetë hyjë në zgjedhje. Avdullah Hoti ka përballënjë njeri i cili ka fituar 62 përqind të votave, ndërkohë që atë nuk e pyet aspartia e vetë. Ne kemi një shef qeverie, Hashim Thaçi. Kjo ndërhyrje e Serbisëme forcat e xhandarmërisë në territorin e Kosovës është tregues që Serbia ështëarmik i vendit dhe nuk ka interes që ta qetësojë situatën.
Bajqinovci thotë se pritet njëreagim nga qeveria dhe institucionet përkatëse por më e keqja sipas tij, ështëheshtja e ndërkombëtarëve për këtë akt.
Bajqinovci: Javën e ardhshme do të kërkojmë nga Ministri i Mbrojtjes dhe ngaMinistri i Brendshëm si dhe nga KFOR se pse kanë hyrë dhe nëse kanë pasur lejetë futen në territorin e Kosovës. Ishte një patrullim. Do të kërkojmë të hënënpërgjigje se çfarë ndodhi në afërsi të kufirit dhe pse është lejuar. Më e keqjaështë se ende nuk ka një reagim nga ndërkombëtarët ose presin të kuptojnë seçfarë kanë ndodhur. Është momenti pasi çdo gjë ka dalë nga kontrolli. Situatame koronavirusin ka dalë nga kontrolli. Kjo qeveri nuk po mundet të menaxhojëpandeminë dhe as drejtësinë. Sa më parë të shkojë vendi në zgjedhje aq më e shëndetshmeështë për popullsinë.
Ndërkohë kujtojmë sekryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh se organet kompetente po vijojnëpunën për të kuptuar qëllimin e këtij patrullimi.
Intervista në studio megazetarin Leftion Peristeri, përgatiti Endi Mullaj