Italia do të dërgojë një ekip mjekësor në Kosovë si mbështetje në luftën kundër covid-19

Italia do të dërgojë një ekip mjekësh ushtarakëdrejt Kosovës në ndihmë të stafit mjekësor përballë betejës me koronavirusin.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Punëve tëJashtme dhe Diasporës në faqen e saj zyrtare.

Ministrja Meliza Haradinaj Stublla zhvilloi njëbisedë telefonike me homologun e saj italian Luigi Di Maio.

“MinistriDi Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia nëndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderovapërzemërsisht”, tha kryediplomatja e Kosovës.

Gjithashtu gjatë kësaj telefonate, ministratbiseduan dhe për çështjen e vizave në Kosovë teksa ministrja Haradinaj Stubllai kërkoi Di Maios mbështetje për të drejtën e vendit për lëvizjen pa viza, taniqë me të drejtë qytetarët presin përmbylljen e këtij procesi.

Më herët Italia ka dërguar një taskforcë edhe në Shqipëri për të asistuar në luftën kundër pandemisë.

(Foto ilustruese)