Kosovë, debat për xhandarmërinë serbe në fshatin Karaçevë, Hoti: Janë organizuar organet përkatëse
Hyrja e xhandarmërisë serbe nëthellësi të territorit të Kosovës ka provokuar reagimin institucional tëautoriteteve vendëse. Opozita thotë se Serbia me këtë veprim po kërcënonsovranitetin e tyre. Kryeministri Avdullah Hoti deklaron se organet përkatëse poe shqyrtojnë incidentin.
Njëpatrullim i përbashkët i Forcave të Armatosura Ndërkombëtare në Kosovë bashkëme ato serbe në territorin e vendit ka nxitur reagimin e funksionarëve më tëlartë në vend.
Ishtedeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili postoi në rrjetetsociale një video që tregonte 11 pjesëtareve të forcave të xhandarmërisë serbe,një njësi speciale policore, teksa lëviznin me uniforma dhe të armatosur brendanjë lagjeje të banuar të fshatit Karaçevë të Kamenicës.
Nënkryetarii komunës lindore, Faton Jakupi, njoftoi se ai ka kërkuar takim urgjent mekomandën e KFOR-it si një autoritet paqeruajtës për zonën, për të hedhur dritëmbi atë që mund të konsiderohet kërcënim i sovranitetit dhe integritetitterritorial dhe mospërsëritjen e incidentit.
"...nga ta u informova se paskanpasur patrullime të përbashkëta KFOR-i amerikan, turk dhe pala serbe. Po pseështë lejuar që xhandarmëria serbe të futet në këtë pjesë të territorit tëKosovës ende nuk kam marrë përgjigje nga KFOR-i. Shqetësuese janë këtopatrullime edhe nëse janë të përbashkëta," - informoi Jakupi me një postim nëFacebook.
Reagimetpolitike u pasuan të shtunën nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, e cila kërkoi përgjigje institucionale ndaj veprimit tëturpshëm të palës serbe.
"...veteranët e UÇK-së nuk kanëluftuar që të shohim xhandarmërinë serbe të futet në territorin e Kosovës saherë të dojë. Turp për Qeverinë e Republikës së Kosovës," - shtoi kryetari i organizatës,Hysni Gucati.
Ndërkohë,me një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit, Abdullah Hoti, siguroise organet përkatëse po e shqyrtojnë çështjen dhe do ketë koordinim me të gjithëmekanizmat e sigurisë.
Prezencae herëpashershme e xhandarmërisë serbe në fshatin kosovar të Karaçevës nëKamenicë është dënuar disa herë këtë vit nga autoritetet lokale.
Vetëmnjë ditë më parë, Kuvendi i Kosovës nisi të diskutojë një projektligj tëpropozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, që parasheh përcaktimin e obligimitinstitucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.
Ambasadae SHBA-së në Prishtinë ka deklaruar se nisma rrezikon të minojë lirinë eshprehjes, ndërsa nga Beogradi, presidenti Aleksandër Vuçiç tha se ai ia kashprehur rezervat e tij edhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun dypalësh.
Vuçiçthotë se miratimi i ligjit do të ketë pasoja ndërsa në shtator pret që aijetë pjesëmarrës në një takim tjetër në Bruksel, në kuadër të negociataveKosovë-Serbi.