Kosovë: 3 të vdekur dhe 181 të infektuar me koronavirus, testim masiv nga java e ardhshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka raportuartë premten për tre pacientë të vdekur dhe 181 të infektuar me koronavirusin eri brenda 24 orëve.

Tëinfektuarit janë identifikuar pas 463 testimit të mostrave.

Marrëparasysh shifrat e fundit, numri i personave të infektuar në Kosovë mesëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi, ka arritur në 9,869.

Prejtyre, 303 kanë vdekur, derisa, 5,480 janë shëruar.

Kosovaka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Përgjatëkonferencës për media, ku janë bërë të ditura këto shifra, ministri iShëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga java e ardhshme pritetqë 33 institucione shëndetësore private të nisin testimin për koronavirus.

Aika thënë se prej tyre, 31 laboratore do të kryejnë teste serologjike, derisa dytë tjerë do të vërtetojnë nëse qytetarët janë të infektuar në kohën e testimitme këtë virus.

Përmestesteve serologjike kuptohet nëse një organizëm është prekur nga virusi në tëkaluarën.

Megjithatë ministri Zemaj ka thënë se para nisjes së punës sëkëtyre laboratoreve zyrtarë të inspektoratit shëndetësor do të bëjë vlerësimine gjendjes në bashkëpunim me IKSHPK-në.

"Nëse kjo mbikëqyrjegarantohet atëherë do të kalojmë në fazën e testimit", ka deklaruar ai.