Haxhiu: Mënyra si menaxhohet pandmia në Kosovë do çojë në katastrofë humanitare
LëvizjaVetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndajqeverisë Hoti. Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, ështëkeqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë.
Në njëintervistë për RTV Ora, ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se mekëtë mënyrë menaxhimi të kësaj situate delikate, vendi rrezikon të shkojë në njëkatastrofë humanitare.
Ajo thotë sekjo situatë është një mesazh i qartë për të bashkuar forcat dhe për të rrëzuarqeverinë, të cilën pikërisht e synojnë nëpërmjet këtij mocioni mosbesimi.
Haxhiu:Qeveria Hoti nuk ka legjitimitet sepsenuk ka mbështetje nga qytetarët e Kosovës. Që prej ardhjes në pushtet të Hotitkemi parë vetëm dështime e sidomos për sfidën me pandeminë. Situata përpara setë vinte kjo qeveri ka qenë e menaxhueshme dhe tani ka dështuar totalisht. Njëprej pikave të mosbesimit është mënyra e menaxhimit të pandemisë. Në kohën kurështë rrëzuar qeveria Kurti, situata me pandeminë ishte në rregull. Në kohëpandemie, ata zgjodhën që të rrëzonin një qeveri që konsiderohej si më e mira qëpas shpalljes së pavarësisë pa asnjë arsyetim. Numri i rasteve të infektuar poarrin 10 mijë, ndërsa viktimave mbi 300. Kosova rrezikon të shkojë drejt njëkatastrofe humanitare pasi do të jetë e pamenaxhueshme nga vetë stafi mjekësor.Kjo është një shenjë për të bashkuar forcat dhe për të larguar këtë qeveri,pasi Kosova do të përfundojë me një numër shumë të lartë të infektuarish pordhe qytetarëve që humbin jetën për shkak të pandemisë.
Ndërsa përsa i përket votave për takaluar këtë mocion, aktualisht LVV ka 31. Haxhiu thotë se duhen të paktën 9 qëajo të dërgohet në Parlament e më pas 61 për ta kaluar.
Sipas saj, sfida më e madhe për LVV ështëmbledhja e 9 të parave.
Haxhiu: Për ta bërë një mocion formalisht na duhen 40 vota ndërkohë që grupi jonë i ka të paktën 31 deputetë ndaj na duhen edhe 9. Më pas na duhen 61 për ta kaluar në Parlamentin e Kosovës. Ne po komunikojmë me parti të tjera parlamentare në opozitë apo në pushtet ku i kemi dërguar dhe një listë me pikat e këtij mocioni dhe i kemi ftuar nëse duan të kontribuojnë në këtë lëvizje apo të bëhen pjesë e saj. Deri më tani nuk është pajtuar ndonjë. Sfida më e madhe tani është mbledhja e 9 votave, më pas kur të shkojë në Kuvend situata do të jetë në favorin e këtij mocioni.