Maqedonia e Veriut, në 24 orë shënohen 6 viktima, 113 raste të reja dhe 259 të shëruar nga koronavirusi
Maqedonia e Veriut shënoi një tjetër shifër tëlartë të infektuarish me koronavirus këtë të enjte (6 gusht).
Në 24 orët e fundit u kryen 1,543 testime prejtë cilave rezultuan pozitivë 113 pacientë.
Numri total që prej fillimit të pandemisë nëvend janë regjistruar 11,339 të infektuar në të gjithë territorin.
Gjithashtu këtë të enjte u shënuan dhe 6viktima të tjera duke e çuar bilancin total në 517 të vdekur.
Edhe numri i pacientëve të shëruar ështërritur ndjeshëm me 259 persona që kanë lënë spitalet.
Gjashtë viktima dhe 113 raste të reja meCovid-19, shërohen 259 pacientë. Gjithsej, 7,480 persona kanë arritur të fitojnëbetejën me koronavirusin.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të rejavijon si më poshtë:
Në Shkup janë regjistruar 35 raste të reja,Kumanovë-12, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-1, Manastir-7, Ohër-6,Gostivar-15, Koçani-2, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-1,Valandovë-1, Vinicë-1.