VV synon rrëzimin e qeverisë, Selimi: Presim reflektimin e PDK-së për mocionin e mosbesimit

LëvizjaVetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndajqeverisë Hoti. Shkak sipas kreut të grupit parlamentar të LVV, ështëkeqeverisja dhe situata e rënduar e pandemisë. Ai u bëri thirrje deputetëvepërfshirë edhe PDK, të reflektojnë në mëbshtetje të nismës për rrëzimin eqeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar një mocionmosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

 Kreu i grupitparlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, iu bëri thirrje grupeve tëtjera parlamentare dhe deputetëve të parlamentit të Kosovës që ta mbështesinkëtë mocion.

Sipas Selimit, shkak për rrëzimin e qeverisë ështëkeqqeverisja dhe situata e rendë e pandemisë.

 “Qeverisja ilegale dhe jo legjitime,katastrofa humanitare, ri-kapja e shtetit, nënshtrimi ndaj Serbisë dhe shumë tëtjera janë arsye të mjaftueshme që secili deputet do të duhej ta kërkonte njëqeveri tjetër. Mocioni si draft mund të ketë ndryshime dhe avancime në varësitë bashkëpunimit me ata që e mbështesin këtë mocion. Pra, nga ky moment nisimmocionin e rrëzimit të Qeverisë aktuale në Kosovë".

I pyetur nëse e kanë mbështetjen e partive të tjerapër këtë mocion, deputeti Selimi theksoi se pretendojnë të marrin votat emjaftueshme për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.

 “Partia Demokratike e Kosovës është subjektopozitar në Parlamentin e Kosovës, në retorikën e tyre kemi parë që ata kanëqasje kundrejt qeverisë aktuale. Ne presim që ata t’i mbajnë fjalët e tyre dhet’i realizojnë me veprime konkrete. Sa i përket GP të Listës Serbe, jo, nuk iukemi drejtuar me shkresë as me kërkesë. Ne pretendojmë t’i kemi votat emjaftueshme dhe të domosdoshme për rrëzimin e qeverisë. Presim qëndrimin e tyre(AAK-së)”.

Për mbajtjen e seancës për thirrjen e mocionit tëmobesimit nevojiten 40 vota.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti, edhe QeveriaKurti u rrëzua pas një mocioni mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja, partner i koalicionit.