Vrasja horror në Pogradec, sociologia: Familjet shqiptare janë lënë të vetme përballë çrregullimeve mendore
Një kronikë të paralajmëruar e konsideronkrimin horror në Pogradec sociologia Entela Binjaku, ku djali i preu të ëmëskokën dhe ja vari te dera e shtëpisë.
Në një intervistë për Rtv Ora, Binjaku thotëse nëse disa hallka shtetërore do të kishin funksionuar më mirë jeta e tëmoshuarës do të ishte kursyer.
Binjaku: Jeta e saj mund të ishte kursyer dhe mund të kishte shpëtuarnëse disa hallka do të kishin funksionuar ashtu siç duhet. Duket si një kronikëe një ngjarje të paralajmëruar për aq kohë sa konfliktet në këtë familje kanëqenë të vazhdueshme, të denoncuara, kanë qenë edhe të lidhura me përdorimin esubstancave të ndaluara që i dha rrugë kësaj ngjarje të tmerrshme.
Me shqetësim, ajo nënvizon se në shoqërinëshqiptare çështjet e çrregullimit të shëndetit mendornuk marrin seriozitetin qëu takon.
Binjaku: Kjo ngjarje duhet të na bëjë të mendojmë se çfarë ndodhme të gjitha ato familje shqiptare që kanë një situatë të ngjashme familjare,ku një i afërm apo një pjesëtar vuan çrregullime të shëndetit mendor, ku nukpranon të marrë mjekim, ku ndodh që është edhe përdorues i substancave tëndaluara që është ndër faktorët që rrisin prirjen për çrregullime të shëndetitmendor. Mendoj se në shoqërinë tonë çështje të tilla të çrregullimit të shëndetitmendor lihen mjaft mënjanë, nuk marrin seriozitetin që u takon, kemi ende tabudhe i stepemi trajtimit të këtyre çrregullimeve, shtuar dhe rezistencën që bëjnëvetë njerëzit që vuajnë nga këto çrregullime për të ndjekur këshillat e mjekutapo për të marrë rekomandimet që u drejtohen, mund të mbërrijmë në situatamjaft të vështira.
Një ndër faktorët që i lë të vetme familjetshqiptare të merren me këtë lloj çrregullimi sipas Binjakut lidhet dhe mefaktin se shërbimet mbështetëse te ne mungojnë.
Binjaku: Institucionet e shtetit tonë nuk janë seriozisht tëangazhuara në trajtimin e të sëmurëve që vuajnë çrregullimin e shëndetitmendor. Mjafton fakti që policia ka marrë disa herë denoncim në këtë historidhe kur nuk ka mundur dot ta parandalojë çfarë do të mund të parandalojë një nënëapo vajzë e mitur. U tha se ka qenë edhe i shtruar në institucionet e shërbimitpsikiatrik, edhe këtu ka çaluar diçka. Një hallkë tjetër që mbetet e zbuluar ështëtrajtimi i përdoruesve të substancave të ndaluara, qoftë për narkotikët apo tëalkoolizuarve, të cilët e kalimin e kohës mund të shfaqin sjellje apo risqe tëlarta për sjellje të çrregulluara.
Ngjarja horror që shokoi mbarë opinionin sipasBinjakut duhet të sjellë një reflektim të thellë që raste të tilla të mos përsëriten.
Binjaku: Nga kjo histori tragjike duhet të merremi më shumë meçrregullimet e shëndetit mendor dhe të mësohemi me faktin se këto çrregullimedo të duhet to trajtojmë seriozisht.