Ambasada e SHBA: Shqiptarët duhet të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë

Ambasada e SHBA-së thotëse mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetitdhe SPAK-ut.

Në një deklaratë përmediat, Ambasada amerikane thekson se profesionistët e sistemit të drejtësisë –oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnëpunën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur.

"Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE" përfundon deklarata.

Një reagim ka pasur edhe vetë ambasadorja, Yuri Kim.

"Çështjet e rëndësishme shpeshherë shoqërohen nga fushata të shtrenjta për të krijuar dyshime dhe konfuzion, për të blerë influencë, për të mohuar të vërtetën, për t'i shpëtuar drejtësisë. Le të jemi të qartë: kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur, asgjë më shumë. Mbështesim fort SPAK dhe policinë", shkruan Kim.