Dy makina përplasen në rrugën e Rinasit, plagosen drejtueset e mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2020, 17:23
Gjatë pasdites së sotme rreth orës 16:40, në rrugën eRinasit u regjistrua një aksident automobilistik.
Dy makina u përplasën me njëra tjetrën, e për pasojë mbetëntë plagosura drejtueset e mjeteve.
Ato u transportuan në spital për të marrë mjekim, ku të dyjandodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 07.08.2020,rreth orës 16:40, në rrugën e Rinasit, mjeti me drejtuese shtetasen S.U., 30vjeçe, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen M.P., 22 vjeçe, ku përpasojë janë dëmtuar të dyja drejtueset e mjeteve, të cilat u dërguan në spital,dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” – njoftojnë uniformat blu.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen nëvendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.