“Luftë” me kanabisin, 4 zonat e nxehta në qarkun e Vlorës, tentative për ta kultivuar

4 janë zonat e nxehta të kultivimit tëkanabis sativa në qarkun e Vlorës. Prefekti deklaron se për kontrollin e sipërfaqevepo bëhet edhe me dron ndërsa janë zbuluar së paku 20 tentativa.

Muajtqershor dhe korrik kanë pasur një rritje të tendencës për kultivim të lëndëvenarkotike në qarkun e Vlorës, fakt të tillë e konfirmon prefekti i qarkut tëVlorës Flamur Mamaj.

Aithekson se janë shtuar edhe kontrollet në territor.

Zonat merisk janë ato në fshatrat e lumit të Vlorës, bashkia Selenicë, bashkia Himarëdhe Finiq.

Konfirmohet se janëushtruar 140 kontrolle, të intensifikuara me mjete të sofistikuara. Ndërsaraportohen për 20 tentativa për kultivim të lëndëve si dhe shoqërimin e disapersonave mes tyre dhe kryepleq.

“Janë bërë 940 orë shërbimi dhe pothuajse të gjithëgrupet janë në terren. Janë bërë verifikime të harxhimit të energjisëelektrike. Ne i kemi të përcaktuara të gjitha zonat me risk të lartë. Po bëhetnjë punë me koordinim të jashtëzakonshëm, ku po ushtrojmë kontrolle edhe memjete të specializuara sikurse janë dronet dhe kamera termike.”  

Një tjetër betejë e ështëdhe shuarja e zjarreve të rëna në këtë qark. sipas prefektit bëhet fjalë përveprime të qëllimshme, por janë regjistruar dhe raste sporadike për shkak tëpakujdesisë. Zona me risk për zjarret mbete bashkia Finiq, bashkia Selenicë.