OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 3 personave në Tiranë e Bulqizë

Vijon Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim tëAktit Normativ ku u janë nisur formularët e pasurisë 3 personave në Tiranë dheBulqizë.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Petrit Merja, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Kreshnik Spahiu, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale;

Aleks Dani alias Aleks Tërnova alias Idajet Tërnova , me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.