Basha bën bilancin: Ekonomia në krizë, ndihma e qeverisë për pandeminë gjysmake

Pas rreth5 muajsh kur vendi u prek nga koronavirusi, kryetari i Partisë Demokratike kaberë një skaner të shkurtër për  ekonominëe vendit, ndërsa thotë se paketat e ndihmës rezultuan gjysmake pas asnjë efektnë lehtësimin e krizës ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve.

SipasBashës, ndihmareale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit tëBrendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon ndërsa thotë se faktet sottregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuaranga qeveria.

Çlirimi i ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët do t'i hapërrugë tregjeve të lira, zhvillimit dhe punësimit të njerëzve, thotë Basha.

“Pesë muaj pas mbylljes nga pandemia, është fakt që paketat ekonomike të qeverisë rezultuan gjysmake, të pamenduara dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset. Ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria. Shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit, qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës, qindra studentë e kanë të pamundur të përballojnë jetën studentore. Këtë vit shumë familje do ta kenë të pamundur të çojnë fëmijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike. Ndërsa qeveritë në mbarë botën po vazhdojnë mbështetjen ekonomike dhe sociale për bizneset, qytetarët e veçanërisht të rinjtë qeveria e Shqipërisë ofron vetëm video 3D dhe propagandë.”

Për Bashën, Rama nuk i mori në konsideratëpropozimet e PD-së sepse mendon vetëm për vetën dhe klientët e tij.

“PD qënë ditët e para të karantinës, duke vlerësuar situatën dhe pas konsultimeve meekspertët më të mirë në vend i ofroi qeverisë propozime konkrete për tëparandaluar thellimin e krizës ekonomike si dhe strategjinë e daljes ngakarantina. Por qeveria Rama refuzoi t'i marrë në konsideratë propozimet tonaduke i lënë shqiptarët dhe ekonominë e tyre në mëshirën e fatit. Sepse si nëditët e para të pandemisë dhe sot kur situata si shëndetësore dhe ekonomikeështë tejet e rënduar qeveria Rama mendon vetëm për veten dhe klientët e sajoligarkë. Partia Demokratike është angazhuar seriozisht me ekspertët më të mirëvendas dhe të huaj për t'i kthyer frymëmarrjen vendit, për ta sjellë ekonominënë shinat e zhvillimit dhe siguruar punësimin e shqiptarëve. Punësimi mbetetprioriteti im kryesor dhe për ta garantuar këtë ne do të marrim vendimet dheveprimet e nevojshme.”

Kreu i PD-së shkruan PD do të sjellë ditë më tëmira për Shqipërinë përmes një qeverisje normale.

“Lehtësimii barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe licencave dhe ulja e taksës së punësjanë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë. Ne do të krijojmë kushtetekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdhapunësimi të vijnë në Shqipëri. Çlirimi i ekonomisë nga monopolet dhe oligarkëtdo t'i hapë rrugë tregjeve të lira, zhvillimit dhe punësimit të njerëzve. Pavarësishtvështirësive që po kalojmë, këto kohë jam i bindur se së bashku do t'ia dalimtë sjellim ditë më të mirapër Shqipërinë dhe shqiptarët përmes një qeverie normale që punon për qytetarëtdhe jo për një grusht oligarkësh.”