Banorët e Barçit në protestë për ujë e drita, 450 familje kërkojnë vëmendjen e qeverisë e të bashkisë

450familje në fshatin Barç të Korçës janë ngritur në protestë ku kanë kërkuarvëmendjen e bashkisë e të qeverisë. Prej vitesh kërkojnë të kenë ujë të pijshëmenergji dhe drita, por deri më tani kërkesat kanë mbetur në sirtar.


Fshati Barç shumë pranë qytetit të Korçës me rreth 2500 banorë prej vitesh nukka njohur asnjë investim.

Uji i pijshëm mbetet vetëm një dëshirë, ndërsarrugët lëngojnë nga gropat.

Për të kërkuar më shumë vëmendje banorët janëngritur në protestë.

“Kanë bërënja 300 metra dhe vjen fushata shtrojnë 300 të tjera. Rruga bëhet këtej,prishet andej.”

Faturat e energjisë elektrike theksojnë se ikanë shlyer, por energjia mungon madje në dimër situata bëhet edhe më e vështirë.

“Ndriçimnuk kemi. Kemi 6 vite që paguajmë.”

Problematikat janë të shumta, por uji është çështjamë imediate.

“Vetëmnjë orë në ditë të kemi ujë të pijshëm. Ujërat e zeza janë rrugëve. Vetëmndriçim dhe ujë kërkojmë.”

Mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza dherrugët krejtësisht të amortizuara janë problematika të tjera të këtij fshati me450 banesa.

Të indinjuar nga neglizhenca absolute epushtetarëve banorët shprehen se do vijojnë të protestojnë deri në zgjidhjen esituatës.