Gjirokastër, 57-vjeçari gjendet i vdekur në kamionçinë, dyshohet se u vra nga pasagjeri në mjet

Një 57-vjeçar u vra pasditen e sotme nëGjirokastër. Viktima i identifikuar si Gëzim Saraçi, 57 vjeç, u gjet i pajetë nëaksin rrugor rural Polican-Suhë, në mjetin e tij tip kamionçinë.

"Nëaksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues nëGjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tijtip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende tëforta" njoftoi policia.

Viktima ka qenë duke udhëtuar së bashku me autorin e vrasjes në makinë dhe pas një konflikti të çastit ai e ka goditur për vdekje me sende të forta 57-vjeçarin.

Autori i krimit telefonoi familjarët

Mësohet se mënjëherë pas ngjarjes, autori i krimit me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku u ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin.

Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit. Këta te fundit  kanë lajmëruar policinë.

Autori dyshohet të ketë marrë plagë pas konfliktit me 57-vjeçarin, ndërsa po bëhet krehja e zonës për gjetjen e tij.

Kontrolle në dy fshatra

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën.

Dyshohet se autori mund të jetë fshehur në fshatin Dritë ose Ngoran.

Të dy fshatrat janë në zonën kufitare me Greqinë dhe policia ka ngritur grupe kontrolli të shtuara edhe në akset rurale.