VOA: Sipas avokatëve të Ylli Ndroqit, policia synon të frikësojë gazetarët e Rtv Ora
Avokatët e sipërmarrësit Ylli Ndroqi, pronar i dytelevizioneve Tv Ora dhe Tv Ora News, deklaruan sot se vendimi i gjykatës përsekuestron preventive ndaj pronave të tij erdhi pas një sërë parregullsishligjore dhe proceduriale, për të cilat ata do të ankohen në Gjykatën e Apelit.
“Prania e forcave policore dukshëm e ekzagjeruar menënshkrimin RENEA me maska, kapuç me automatik dhe me mjete të blinduara, që uvendosën për mbi 4 orë përballë gazetarëve, flet qartë se qëllimi është për tëndalur zërin e medias” - deklaruan avokatët e zotit Ndroqi.
Ata e quajtën “të nxituar e madje qesharake” faktin qëProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te organizuar, e njohur siSPAK, nisi procedimin penal ndaj sipërmarrësit Ylli Ndroqi më 21 korrik dhe pasnjë jave i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar të sekuestronte pasuritë e tij.
“U vendos sekuestro mbi 26 pasuri për një aktivitetbiznesi 29 vjeçar. Si është e mundur që gjithë këto u hetuan brenda 7 ditëve?Policia e Shtetit deklaroi se hetimet kane zgjatur rreth 18 muaj nën drejtimine prokurorëve të SPAK. Por trupa e parë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuarpara presidentit të Republikës më 19 dhjetor 2019, pra vetëm 8 muaj më parë.Këto janë hetime të paligjshme nga policia gjyqësore, dhe lë vend për dyshimpër shmangien e qëllimshme të prokurorisë nga ky hetim dhe mundësinë ekeqpërdorimit të policisë në varësi të qeverisë” - theksuan avokatët e zotitNdroqi.
Avokatët deklaruan se sekuestro është e paligjshme,sepse nuk ka rrezik real për humbje, marrje apo tjetërsim të pasurive të zotitNdroqi, dhe sepse ato nuk ndikohen nga ndonjë organizate kriminale dhe as polehtësojnë veprimtaritë kriminale.
Ata bënë një histori të marrëdhënieve të sipërmarrësitNdroqi me organet tatimore qysh nga viti 1991 si tregtar në Maqedoninë eVeriut, Greqi, Itali, kredi në banka dhe veprimtari të tjera.
“Janë marrë prej zotit Ndroqi sipas ligjeve edhe tokabujqësore, edhe pylli, edhe banesa, edhe njësia exchange e valutave, edheautomjetet të blera me kredi nga bankat, edhe TV ORA e kredituar nga bankat; tëgjitha të audituara dhe të dokumentuara nga autoritetet” - deklaruan avokatët esipërmarrësit Ndroqi.
Agjencia e Pasurive të Sekuestruara mori të hënën nënadministrim pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi.
Sipas vendimit të Gjykatës dhe kërkesës së SPAK-ut,për këto prona është caktuar një administrator nga Agjencia dhe po merret nëshqyrtim dokumentacioni i një serie pronash të tij. Mes këtyre pronave ështëedhe radio-televizioni ORA.
Gazetarët e Televizionit ORA dhe komuniteti igazetarëve shprehën shqetësim për praninë e një numri të pazakontë forcashpolicore në mjediset e televizionit.
Policia shkoi të hënën pranë RTV Ora për të shoqëruarinspektorët e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe zyrtarë të policisëgjyqësore për të zbatuar vendimin e gjykatës pas kërkesës së SPAK-ut për tësekuestruar pasuritë e sipërmarrësit Ylli Ndroqi.
Zoti Ndroqi dhe avokatët e tij pohuan se sulmet janë të motivuara politikisht për shkak të lajmeve në RTV Ora dhe përplasjeve gjyqësore me bashkinë e kryeqytetit./VOA/