SPAK hetoi Ndroqin pa u krijuar!

Avokatët esipërmarrësit,Ylli Ndroqi, kanë rrëzuar me argumente dhe me dokumente akuzat ePolicisë së Shtetit dhe të SPAK, duke evidentuar parregullësi në procedurat endjekura me sekuestrimin e dy televizioneve dhe pronave të tjera. Policia folipër 18 muaj hetime nën drejtimin e SPAK, por kjo strukrurë është krijuar vetëm8 muaj më parë në 19 dhjetor 2019. Mes pronave të bllokuara rezultojnë edheobjekte të trashëguara nga babai apo edhe pasuri që nuk janë më në emër tëbiznesmenit Ylli Ndroqi.

Përmesnjë show policesk dhe me deklarata bombastike, SPAK dhe Policia e Shtetit kanëbërë të ditur akuzat ndaj Presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi, por dhesekuestrimin e pronave dhe aksioneve përfshirë edhe dy televizione.

Nëtë dy deklaratat e njëpasnjëshmë vihen re gafa që flasin për një sulm meprapavijë politike dhe pa asnjë bazë juridike.

SPAKpranon se ka hetuar vetëm 7 ditë, një volum dosjesh që i përkasin një biznesi29 vjeçar.

Nëpamjet në video shfaqen vetëm 10 për qind të materialit të këtij aktiviteti qëstafi ka nxjerrë nga arkivat pas njoftimit të Prokurorisë teksa puna vazhdondhe për materialet e tjera.

Pasmediatizimit të kësaj çështje, policia deklaron se u krye një punë hetimore 18mujore në bashkëpunim me SPAK, duke sjellë një tjetër abuzim dhe duke shfaqurnxitimin për sulmin e radhës.

Alban Qafa:Hetimet nga ana e tyre, pra policise se shtetit, kane zgjatur rreth 18 muaj nendrejtimin e prokuroreve te SPAK. Së pari sic e dini të nderuar gazetar trupa eparë prej 8 prokurorësh të SPAK është betuar në datën 19 dhjetor të vitit 2019para presidentit të republikës. Pra vetëm 8 muaj më parë. Kjo ceremoni ështëpublike dhe lehtësisht e verifikueshme. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kurnuk ka ekzistuar?!

Madjedetaji absurd në shkresën zyrtare është që Gjykata ka marrë në shqyrtim kërkesëne Prokurorisë në maj, ndërsa vetë akuza ka paraqitur dokumentet në korrik.

Skenarimë pozitiv në këtë rast është një gabim material në një vendim që sekuestronpronat e një qytetari, përfshirë edhe dy televizione, ndërsa skenari më i keqështë ai i një vendimarrje të orkestruar duke lënë jashtë vëmendjes çdo fakt edokument.

Gafatnuk kanë fund. Policia këmbëngul në 18 muaj hetime, por në fakt paraqet kërkesëpër sekuestrimin e pronave të fituara me ligjin 7501.

Alban Qafa: Kërkohetsekuestrimi i pasurive të përfituara në bazë të ligjit të ndarjes së tokës. Kështuper sa i perket aseteve te bllokuara jane bllokuar tre pasuri , toke bujqesore,qe babai i  Ylli Ndroqi i ka perfituar meligjin 7501. Dhe me pas me trashigimi i kane kaluar z Ylli Ndroqi.Si mund tebllokohet si e paligjshme nje pasuri qe ta ka dhene vete shteti , ne baze teligjit nr 7501.

Madjedhe për apartamente ku Ndroqi ka banuar para vitit 1990 dhe të privatizuara si çdoshqiptar që kishte banesa të tilla në vitin 1993.

Alban Qafa: Ështëbllokuar nje apartament te bashkpronesi i z Ylli Ndroqi, i cili eshte perfituarne baze te ligjit nr 7652 dt 23/12/1992 Per Privatizimin e Banesave Shteterore”Per te cilin eshte firmosur ne vitin 1993 nje kontrate me Nderrmarrje KomunaleBanesa, sic kane bere në atë periudhë me ligjin e miratuar në parlamentinshqiptar me dhjetra mijra shqiptar. Atehere i bie qe te gjithe shtetasitshqiptar qe kane privatizuar apartamentet ku banonin deri ne vitin 1993, ngashteti. Te kene perfituar pasuri te paluajtshme te paligjshme.

Mëtej vazhdohet me prona të tjera që nuk ekzistojnë.

AlbanPrifti: Wshte vene sekuestro mbi tre automjete qe nuk i ka në pronësi. Sqarojmëse në periudhën përkatëse  edhe ato mepare ishin blere me kredi 100% nga Banka. Wshtw dhe njw apartament nw Durrws,edhe ai nuk ekziston, nuk e di ku e kanw gjetur.

DyshimeSPAK hedh dhe mbi televizionin.

Alban Qafa: Persa i perket blerjes se TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi ne vitin 2007. Kytelevizion i eshte blere shtetases Ilda Prifti ne ate kohe 18 vjec, ne12.11.2007 me kontraten noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, ne vleren25.000.000 (njezet e pese milion leke). E gjithe vlera e blerjes se TV ORAsh.p.k prej 25.000.000 leke eshte financuar ne baze te kontrates se kredise bankare.

Më tej avokati Alban Qafa shton se ky nxitim tregon se kemi të bëjme me presionin e radhës, si pasojë e të cilit vetëm vitin e fundit qeveria detyrohet të paguajë rreth 110 milione euro pas mbylljes së një televizioni.

https://youtu.be/uDOy8iwOeKQ