Meta i dekreton mazhorancës 4 ligje me një vërejtje për Kuvendin, Qeverinë dhe Ministrinë e Financave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kadekretuar sot 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë:

Kështu Kreu i Shtetit ka dekretuar Ligjin nr.96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, duke arumentuar se çdo nismëligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësidhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis tëBashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës.

Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionine brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes përKrijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil.

"Shqipëria si shtet anëtar i ICAO-s(Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil) dhe si aspirant për t’u asociuarnë EASA (Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë në Operim të Aviacionit),ka detyrimin e përmirësimit të legjislacionit për përdorimin e hapësirës ajroreshqiptare në mbrojtje të sigurisë në fluturim dhe të të drejtave e interesavetë pasagjerëve" deklaron Presidenti.

Gjithashtu janë dekretuar Ligji nr. 108/2020“Për një ndryshim në ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimittë qarkullimit””; ligji nr. 109/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjinnr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarivefinanciare”” dhe ligji nr. 110/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, tëndryshuar”.

Përmes këtyre 3 ligjeve shtyhen afatet efillimit të efekteve ligjore për vënien në funksionim të plotë të sistemit tëri të monitorimit të qarkullimit dhe afatet për raportim nga subjektet që kanëdetyrim deklarim sipas kuadrit të ri ligjor.

Këto tre ndërhyrje në ligjet ekzistuese, janëdekretuar me shpallje, për të respektuar nevojën e institucioneve dhenjëkohësisht edhe të subjekteve për më shumë kohë, për t`iu përshtaturinfrastrukturës që kërkon regjimi i ri ligjor.

Presidenti i Republikës, evidenton se,Ministria e Financave, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi,  në ndërmarrjen e nismave dhe miratimin eligjeve bazë, duhet të kishin vlerësuar më mirë të gjitha të dhënat faktike përpërcaktimin e afateve kohore realiste, duke shmangur kështu nevojën eamendimeve të vazhdueshme të ligjeve të miratuara rishtaz.