Kryegjyqtari i Tiranës në vetting, mospërputhje në dokumentacion për deklarimin e pasurisë
Kryetarii gjykatës së Tiranës, Petrit Çomo është përballur me vettingun para Komisionittë Pavarur të Kualifikimit, ku sipas hetimeve rezulton se ka mospërputhje tëdokumnetave për justifikimin e pasurisë. Sipas KPK-së, Çomo ka paqartësi nëdeklarimin e një pjese të të ardhurave që lidhen me qiranë e një një pasurie tëpaluajtshme.
Kryegjyqtari i Tiranës, Petrit Çomo, u përball tëmërkurën me shkallën e parë të vettingut, ku Komisioni konstatoi se kamospërputhje në deklaratat e pasurisë të plotësuara ndër vite.
Ndonëse ILDKPKI deklaroi se ka deklarim të saktë tëpasurisë dhe burime për ta justifikuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ushpreh që Çomo nuk justifikon burimin e disa pasurive dhe ka mospërputhje nëdeklarata.
Sipas KPK-së për një apartament me sipërfaqe 122 m2ka mospërputhje në deklarata, pasi në vitin 2003 ka deklaruar se e ka trashëgimnga babai, ndërsa në 2012 e ka deklaruar si dhurim.
Gjithashtu sipas Komisionit, subjekti nuk kadokumentuar që të ketë paguar qira në një godinë 2 katëshe, që më pas ështëprishur për ti hapur vend ndërtimit të një pallati.
Subjekti ka në pronësi një automjet Mercedez B-Class,që është përfituar nga shitja e një mjeti tjetër, që për Komisionin ka balancënegative dhe nuk justifikon në burime të ligjshme për krijimin e saj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjithashtuevidentoi faktin që ai është djali i Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, të cilëtkanë qenë përkatësisht anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror tëPPSH-së, dhe komisar i Brigadës së 15-të, zv/ministër dhe ministër.
Përfaqësuesi ndërkombëtar të monitorimit e pyetënpër shumën prej 10 mijë eurosh dëmshpërblim dhe për arsyen e depozitimit mevonese në bankë.
Për këtë Çomo u përgjigj se për shkak të situatës sëvitit 1997 ai i ka depozituar me vonesë.
Petrit Çomo e ka filluar karrierën në drejtësi nëvitin 2000 dhe ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe si gjyqtar dhe zv.kryetar iGjykatës së Tiranës.
Subjekti Çomo ka qenë edhe anëtar i Këshillit tëLartë të Drejtësisë për një periudhë disa vjeçare.