Berat, qëlluan me armë, prangosen 5 persona, sekuestrohen armë, kanabis dhe 1 fuoristradë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Panariti" ku janë vënë në pranga 5 persona në Berat.

Ata kanë qëlluar me armë zjarri duke krijuarpanik tek banorët.

Mes tyre ishte edhe një shtetase që kishtethyer masën e sigurisë arrest në shtëpi të dhënë nga Gjykata, për veprën penaleprodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, sekuestrohen tri armë zjarrikallashnikov, lëndë narkotike, fara cannabis, një motomjet i vjedhur, municionluftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilin qarkullonin personat earrestuar.

“Specialistëte Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DrejtorinëVendore Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, pas njoftimittë marrë nga banorët e zonës se  nëafërsi të fshatit Panarit, Skrapar, po qëllohej me armë zjarri në orët e vonatë mbrëmjes, menjëherë organizuan punën, duke zhvilluar dhe finalizuaroperacionin policor të koduar "Panariti". Për shkak të errësirës dhesigurisë së jetës të punonjësve të Policisë, gjatë natës është rrethuar zonadhe janë mbajtur në vëzhgim me dylbi nate, 5 personat që herë pas here qëlloninme armë zjarri në ajër.” – njofton policia.  

Këta individë, kur kanë parë policinë, kanëtentuar të largohen me vrap duke hedhur armët e zjarrit në një zonë tëpyllëzuar, por janë kapur gjatë ndjekjes nga Policia.

Shtetasit e arrestuar janë:

R. D., 25 vjeç, banuese në Berat, e cila kaqenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitjae lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim;

D. (E.) D., 42 vjeç, i dënuar më parë përveprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, M. Sh. alias A. D.alias S. D., 35 vjeç, A. S., 43 vjeç dhe F. (A.) M. (Xh.), 33 vjeç, banues nëBerat;

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre,Policia gjeti dhe sekuestroi një motomjet të dyshuar të vjedhur, i trafikuarnga vendet e BE-së, një sasi të vogël lënde narkotike, një sasi prej 1.636farash të dyshuara cannabis sativa, tri armë zjarri kallashnikov, fishekëluftarak dhe një automjet fuoristradë me të cilën lëviznin autorët.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.