OFL u dërgon formularin e pasurisë 3 personave në Tiranë

Vijon Operacioni Forca e Ligjit ku në zbatimtë detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ janw dwrguar kërkesat pwr deklarimine pasurive 3 personave.

Konkretisht, OFL u ka nisur kërkesat me shkrimpër vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Xhesio Hajdari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Gentian Shehaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në   bashkëpunim;

Eno Barolli banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe nëkryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbipasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëvetë vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.