Fier, kapet 28-vjeçari i shpallur në kërkim për shitje droge

Vijon operacioni antidrogë i koduar"Agimi" në Fier.

Shkon në 3 numri i të ndaluarve në kuadër tëkëtij operacioni.

Policia e Fierit kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim Klajdi Lamaj., 28 vjeç, banues në Fier.

“Ndalimii 28-vjeçarit u bë pasi Prokuroria Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtështetas si bashkëpunëtor në veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes sëlëndëve narkotike, me shtetasit L. M dhe N.M (të arrestuar më datë 30 korrik2020). Gjatë operacionit u sekuestruan 5.1 kg kanabis, municion luftarak dhenjë sasi parash.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëssë Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.